Albspirit

Media/News/Publishing

Mbreti saudit me 506 tonë bagazhe drejt Indonezisë, përfshirë edhe një ashensor

Mbreti saudit ka marrë me vete 506 tonë bagazhe gjatë udhëtimit të tij 9 ditor në Indonezi. Salman bin Abdulaziz al-Saud do të vizitojë nesër Indonezinë, e para vizitë kjo në këtë vend e një mbreti saudit pas gati gjysmë shekulli.

Në mesin e bagazheve të rënda përfshihet edhe një limuzinë dhe një ashensor elektrik. Mbreti Salman njihet për udhëtimet e tij mes luksit.

Në shtator të vitit 2015, ai prenotoi të gjithë hotelin ‘4 Stinët’ në Georgetoën, për tri netët e qëndrimit të tij në SHBA, duke i detyruar personat e tjerë që kishin prenotuar në hotelin prej 222 dhomash, të transferoheshin në hotelet pranë.

Please follow and like us: