Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat shqiptare çensurojnë fjalimin e senatorit Italian në “Çadrën e Lirisë”

Senatori italian Mario Mauro vizitoi sot “Çadrën e Lirisë” të opozitës, protesta e të cilës ka hyrë në ditën e 18 të saj. Dhe nga kjo çadër pak minuta më parë, ish-ministri italian dha një mesazh të fortë, por jo të gjitha televizioneve u bëri përshtypje.

Televizionet duket se u ndanë përgjysmë, ato që transmetuan “Live” fjalën e tij ishin: “Abc News” dhe “Ora News” (me aq televizione sa monitoruam). Ndërkohë që televizione të tjera si “Report TV” dhe “News 24” nuk e transmetuan këtë mesazh të dhënë nga ish-ministri dhe senatori sot përballë Kryeministrisë.

Gjatë kohës që senatori italian ishte duke folur, këto televizione nuk po transmetonin asgjë që në atë moment mund të përbënte një zhvillim kyç, të rëndësishëm, të një rëndësie të ngjashme për t’u transmetuar “Live”. Mesa duket, për redaksitë e tyre një faktor ndërkombëtar dhe thirrja e tij vetëm pak metra larg Kryeministrisë, nuk përbën lajm.

“Shqipëria në BE vetëm me qeverinë e Lulzim Bashës”, u shpreh senatori Mauro gjatë fjalës së tij nga çadra.

Please follow and like us: