Albspirit

Media/News/Publishing

Nesho: Skenarët e Rusisë për Ballkanin, dy vende rrezikojnë shpërbërjen

Diplomati i njohur Agim Nesha thotë në studion e lajmeve qendrore të Ora News, se Rusia po rrit gjithnjë e më shumë prezencën e saj në Ballkan dhe se ajo synon për ndryshime të mëdha ku Moska të jetë direkt prezente dhe jo e mënjanuar.
Duke cituar ministrin e Jashtëm sllovak, Nesha tha se Mogherini kishte shkuar e stresuar në Bruksel, duke deklaruar se dy vende të Ballkanit rrezikojnë shpërbërjen.
Nesho: Sigurisht, Rusia ka ndjerë për gjithë këtë kohë që kur ra Bashkimi Sovjetik, që nuk ka qenë elementi kryesor bashkë me SHBA-në në politikën botërore. Ka humbur momentin kur Ballkani është ridefinuar nga shpërbërja e Jugosllavisë vetëm nga BE dhe SHBA, dmth vetëm nga Perëndimi.
Gjithmonë, udhëheqësit e rinj rus përfshirë Putinin e kanë konsideruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik humbjen më të madhe gjeopolitike që i kanë ndodhur dhe kërkojnë që të ngrenë prezencën e Rusisë në politikën botërore. Kjo ka ndodhur në Lindjen e Mesme, këtë duan ta bëjnë në Ballkan. Ata kërkojnë që në Ballkan të ketë një zgjidhje tjetër ku ajo të jetë prezente. Skenarët janë të ndryshëm. Mundësia është një riformatim i shteteve ballkanike, në bazë të një skenari tjetër, Serbisë së Madhe, Shqipërisë, Kroacisë së Madhe. Lëvizje në këtë drejtim janë bërë.
Marrëdhëniet intensive tani me Republikën Serbska, saqë mund të çojnë në rrezikun e një shpërbërje të Bosnjë Hercegovinën. Ministri i Jashtëm sllovak, Lajçak tha se zonja Mogherini erdhi e stresuar nga vizita në Ballkan, ku paraqiti çështjet, duke thënë se dy shtete janë në prag të shpërbërjes dhe tre të tjerë janë në krizë të thellë. Ky është realiteti që ne ndjejmë. Në formë figurative për Maqedoninë dhe Bosnjën. Rusia tenton që të bëjë një zgjidhje të madhe tani që janë krijuar kushtet. Perëndimi ka një filozofi tjetër. Evropa është akoma e pa stabilizuar dhe një krizë e 2017-s, me tre vendet kryesore që janë zgjedhje në Holandë, Francë, Gjermani ku do të përcaktojnë të ardhmen e saj, nga ana tjetër kemi fenomenin Brexit.
Kemi politikën amerikane të “rikalibrimit” të rendit botëror dhe Rusia mendon që në Ballkan të bëjë një zgjidhje të sajën ku ajo të jetë aktore direkt bashkë me Perëndimin dhe të mos jetë e mënjanuar. Mendoj që aktiviteti i saj është shumë intensiv dhe kërkon o një zgjidhje makro për Ballkanin ku të jetë aktor kryesor. Mund të rrezikojmë sepse çdo gjë është shumë e tensionuar. Duhet të kemi maturi për të mos krijuar ndjenja nacionaliste për të prodhuar kriza që mund të rezultojnë me pasoja të rënda për rajonin.

Please follow and like us: