Shpëtim Nazarko: Mjaft me çadra, uluni në tavolinë dhe zgjidhni numëruesit e zgjedhjeve të reja
I ftuar në “Dritare me Rudinën” drejtuesi i Konica.al, Shpëtim Nazarko tha se çadra e PD-së nuk ka lidhje me problemet e vendit.
“Historia e çadrës nuk ka lidhje me politikën. Ka lidhje me problemet e brendshme të partisë demokratike që do të agravohen më shumë pas zgjedhjeve. Teknikisht këto zgjedhje janë të mbyllura, sepse historikisht e majta, PS dhe LSI kanë marrë më shumë vota sesa PD.
Ky vetting nuk bëhet për gjykatësit. Bëhet për politikanët. Ata që mendojnë se vettingu bëhet për sistemin gjyqësor, janë budallenj. Vettingu është prerja e kokës së politikës.
Unë kam një propozim, tha Nazarko, që të dy palët të ulen bashkë dhe të marrin një vendim; të përzënë militantët dhe të marrin disa të rinj dhe të depolitizuar që numërojnë kutitë e votimit. Le të jenë dhe gjimnazistë, por kjo është e vetmja mënyrë për të bërë zgjedhje të besueshme.