Tiranë, përmbaruesi privat dënohet 10 vjet burg, mashtronte klientët
Aq ishte edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila gjatë hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor vërtetoi të paktën tre raste të mashtrimit. I pandehuri Alimadhi duke shfrytëzuar detyrën e tij si përmbarues privat, ka përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme shuma të konsiderueshme parash, të cilat përllogariten në rreth 4,5 milionë lekë të reja.
Më konkretisht Alimadhi pasi ekzekutonte vendimet e gjykatave që i jepnin të drejtën e dëmshpërblimit nga kompanitë siguruese të personave të aksidentuar, vlerën e caktuar nuk e kalonte në llogarinë e klientit, por e mbante për vete.
Ka mjaftuar denoncimi i një prej klientëve të dëmtuar, që skema mashtruese e përmbaruesit Alimadhi, të zbardhej. Përveç dëshmive të personave të dëmtuar, një provë mjaft e fortë gjatë procesit gjyqësor ndaj Alimadhit ishin edhe dokumentet e shoqërive sigurisë, që vërtetonin kalimin e fondeve për llogari të klientëve, por që ishin përvetësuar nga Alimadhi.