Albspirit

Media/News/Publishing

Anxhela Martini, letër prekëse nënës së saj

Ato dëshirojnë si të gjithe ne, t’ia thonë çdo ditë nënave të tyre se sa shumë i duan.

Por ne u kërkuam që këtë 8 mars t’i thonë fjalë zemre përmes revistawho.com grave më të rëndësishme të jetës së tyre. Ah, ato janë larg dhe kanë ditë e ndoshta muaj pa u përqafuar me mamin. Sot mesazhi i urimit nga ana e vajzave tona të famshme nuk do të bëhet në celular, por do të vijë si një përqafim i ngrohtë nga larg, prej të cilit do të marrin nga pak të gjitha zonjat, e jo vetëm mbretëreshat e tyre. Gëzuar!

Angela Martini vjen më poshtë me letrën e saj për nënën fitimtare.

E dashur mami,

Po të shikoj sot ashtu siç të shikoja kur isha një vajzë e vogël, ty, engjëllin tim mbrojtës. E njëjta ngrohtësi, mirësi, bukuri e shpirtit tënd dhe e njëjta dashuri pa kushte. Ti ke qënë me mua gjatë gjithë kohës dhe je akoma këtu. Gjatë gjithë këtyre viteve ke qënë inspirimi im, fuqia ime, udhërrëfyesja ime, mikesha ime e ngushtë. Ti luftove me jetën dhe fitove. Ti je fituesja ime dhe unë jam krenare për ty. Ti je shembull për mua dhe për shumë femra të tjera.

Ti je një mësuese e shkëlyqyer për nxënësit e tu. Ti je shembull për shumë njerëz të vendit ku je lindur dhe vendit ku jeton. Me punën tënde të përditshme ti i dhe të gjithëve shembullin e humanizmit. Ti i mësove njerëzit si të jenë më humanë, si të sillen kur jeta i sfidon. Jam e lumtur që të kam. Falenderoj Zotin që ti je e imja dhe unë e jotja. Të dua me gjithë zemër!

Me dashuri, vajza jote, Angela

Please follow and like us: