Debat mes Floriana Garos dhe Arta Dades: E bukur apo e mençur
Në emision Opinion ka patur një debat mes deputetes socialiste Arta Dades dhe moderatores Floriana Garo. Teksa Garo mbronte idenë se “e bukura” sot është bërë mbizotëruese, Dade e ka kundërshtuar këtë duke thënë se nëse bukuria nuk shoqërohet me mençurinë atëherë është e pamundur të jesh i suksesshëm.
Arta Dade: Do më lejoni që ta çoj mendimin time deri në fund.
Floriana Garo: Edhe unë duhet të shpjegohem.
Arta Dade: Në qoftë se juve nuk do ta shoqëronit bukurinë me mençurinë dhe më zgjuarsinë atëherë juve nuk do t’ju ndiqnin më në ekran. Sepse në ekran s’mund të dali një kukull dhe ti merret goja.
Floriana Garo: Mund të dali, në një vend si ky mund të dali edhe një kukull. /opinion.al
Ndiqeni në videon më poshtë debatin e plotë: