Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama dënon dhunën ndaj Elvi Fundos, gazetarit të medias online

Me një status në rrjetet sociale, Edi Rama dënoi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, njëkohësisht drejtor i portalit Citynews.al. Kryeministri kërkon zbardhjen sa më parë të krimit, ndërsa shprehet se ndjen neveri për politizimin e ngjarjes.

Elvi Fundo u godit nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia dhe përfundoi në spital. Në reagimin e Partisë Demokratike, thuhet se kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjësimin e fjalës së lire.

Please follow and like us: