Albspirit

Media/News/Publishing

Elvi Fundo zbulon: Nuk është politika që më goditi

Gazetari Elvi Fundo, i cili u sulmua ditën e sotme nga dy persona ende të pa identifikuar ka reagur nëpërmjet një shkrimi në “Facebook.

“Nuk besoj qe eshte sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike te lidhura me drogen.”, shkruan Fundo.

Ai i kërkon që ky të mos konsiderohet si një sulm politik dhe por si një sulm banditësh.

Shkrimi i plote i Elvi Fundos në facebook : 

Dy persona me sulmuan nga pas me mjete te forta afer zyres ne ore 10 e 30. Duke me shkaktuar disa plagosje.

Flm te gjitheve per mbeshtetjen dhe kurajon.
Nuk besoj qe eshte sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike te lidhura me drogen.
Inkurajoj dhe mbeshtes Policine e Shtetit per zbardhjen e ngjarjes.
Ju lutem mos beni politike me sulmin banditesk ndaj meje.
Republika e vjeter dhe e re mos mbrojne bandite me pseudonime dhe trafikante ne media…
As pole qe kercejne tek Rilindja dhe ju behet serenate nga PD.
Screenshot_1_copy.jpg

Please follow and like us: