Albspirit

Media/News/Publishing

Engjëjt e Victoria’s me veshje intime në Hong Kong

Engjëjt e Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio dhe Josephine Skriver prenë shiritin e inaugurimit të dyqanit kryesor të firmës së njohur të të brendshmeve në Shangai.

Ky moment shënon suksesin e përpjekjeve të markës së njohur për një qasje akoma më të plotë në tregun e pasur kinez. Modelet vendase, Sui He dhe Ming Xi, që të dyja fytyra të përhershme në pasarelat e mëdha europiane të modës, iu bashkuan Ambrosio-s dhe Skriver-it në ceremoni. Adhuruese të Victoria’s Secret si Xu Dan zgjodhën të dilnin më herët në event me qëllimin të shmangnin grumbullimet e mëdha. “Druhesha se këtu do të ishte mizëri njerëzish pasdite apo dhe në mbrëmje, ndaj dola më shpejt. Njerëzit kishin nisur të zinin radhën, kështu erdha me një shoqe që në mëngjes”, tha Xu Dan.
Spektakli i Victoria’s Secret është legjendar në botën e modës dhe tërheq çdo vit me miliona shikues gjatë transmetimit të tij televiziv. Tregu i të brendshmeve në Kinë pritet të mbërrijë një nivel shitjesh prej $25 miliardë dollarësh në 2017-n, që është sa dyfishi i atij të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 2020, llogaritet të shkojë deri në $33 miliardë dollarë.

Please follow and like us: