Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati ku ndalohen meshkujt rreptësisht

Në zemër të Samburu Land-it, në Kenian veriore, një fshat i banuar vetëm nga femrat, feston ditëlindjen e tij të 25-­të.

Fshati Umoja është themeluar më 1990 për gratë dhe vajzat që kanë vuajtuar nga dhuna fizike, seksuale, përdhunimi apo që u janë prerë organet gjenitale, femrat janë të mikpritura në çdo moment, ndërsa meshkujt ndalohen rreptësisht të hyjnë brenda territorit të atij fshati.

Kjo i ka revoltuar shumë meshkujt e zonës, që shumë herë kanë kërcënuar me vdekje ideatoren e gjithë kësaj, Rebecca Lolosoli.

Fillimisht strehë për 15 gra, tani shtëpi për shumë gra, vajza dhe fëmijë e pajisur me shkollë dhe klinikë mjekësore. Të ardhurat e fshatit sigurohen kryesisht nga shitja e bizhuterive dhe nga turizmi, shkruan Shqiptarja.com.

“Pasi aplikuam për tokën, burrat erdhën dhe na thanë se gratë nuk duhet të zotërojnë toka. Ata thanë se e gjithë kjo ishte për fajin tim dhe duhet të më vrisnin që gratë e tyre të beheshin ‘gra’ përsëri”,­ tha zonjusha Loloso.

Please follow and like us: