Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati Veteran, ku banorët janë ish-heronjtë e luftës

Projekti i Komunitetit të Veteranëve në Kansas të SHBA-së, ka hedhur hapa seriozë për të përmirësuar jetën e heronjve amerikanë të luftës.Falë donacioneve bujare nga anëtarët e këtij komunitetit, shoqata  ka ndërtuar fshatin Veteran, ku janë ngritur shtëpi të vogla për veteranët e pastrehë dhe që ata mund të jetojnë aty pa asnjë pagesë.Fshati përfshin 50 shtëpi individuale. Banorët janë të pajisur me ushqim dhe të gjitha nevojat e tjera, kanë ndjenjën e privatësisë, sigurisë dhe stabilitetit.Në fshat po ndërtohet një qendër këshillimi me qëllim që veteranët të organizojnë jetën e tyre dhe të arrijnë të përballen me traumat e shkaktuara nga jeta e vështirë, përfshi edhe këtu fazën e luftës.

Projekti i Komunitetit të Veteranëve të Luftës, është krijuar nën moton ‘veteranët ndihmojnë veteranët” dhe ka udhëhequr shumë projekte që kanë të bëjnë me luftën ndaj varfërisë dhe mungesës së strehimit të veteranëve.

Please follow and like us: