Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet testamenti i Aleksandrit të Madh 2,000 vjet pas vdekjes

Eksperti nga Londra, David Grant, ka zbuluar testamentin e “humbur” të sunduesit Aleksandri i Madh nga Maqedonia e vjetër, si pjesë e një libri, dhe thotë se “ai ka qenë para syve tanë gjatë gjithë kohës”.

Shkrimi në të cilin zbulohen planet e perandorit për të ardhmen, dëshirat e tij dhe kërkesat se si ai të varroset, ishte pjesë e librit Romanca e Aleksandrit, transmeton arbresh.info.

Gjeneralët e ushtrisë së tij kishin luftuar me dekada mes vete se kush do të marrë udhëheqjen e vendit, ndërsa në testament shkruhet se perandoria i ndahet dy djemve të tij.

Thuhet se testamenti ishte manipuluar nga ata sepse nuk dëshironin që djali i tij me nënë nga Azia, vend që ata e kishin pushtuar, të ishte udhëheqës i tyre.

Romanca e Aleksandrit, vepër kjo shumë e vjetër ishte neglizhuar nga shumë studiues dhe pjesa e testamentit mendohej se ishte vetëm një plan lufte për vendin.

3caf9dd500000578-4175468-image-a-25_1485861633387 3cb09d5d00000578-4175468-image-a-20_1485865543296

Please follow and like us: