Albspirit

Media/News/Publishing

Kina ndërhyn në përplasjen mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Kina propozoi që Koreja e Veriut të pezullojë testet e raketave bërthamore dhe të ndalë “shpërndarjen e një krizë kanosëse”. Ministri i Jashtëm Wang Yi ka thënë se në këmbim, SHBA dhe Koreja e Jugut duhet të ndalin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cila vazhdimisht nervozojnë veriun komunist.  Reagimi vjen  pasi Koreja e Veriut testoi nisjen e një rakete të hënën, duke thyer sanksionet ndërkombëtare.
Duke folur në takimin vjetor parlamentar të Kinës, z. Wang tha se Gadishulli Korean u ngjan “dy trenave të përshpejtuar, që po lëvizin drejt njëri-tjetrit të ku askush nuk është i gatshëm të hapë rrugë.”A janë të dy palët me të vërtetë gati për një përplasje kokë-më?” pyeti ai. Kina vlerëson se një  ndalje e ndërsjelltë e operacioneve ushtarake do të jetë hapi i parë drejt lehtësimit të tensioneve dhe rihapjes së bisedimeve. Tre prej raketave të Koresë së Veriut, ranë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ) të hënën, duke bërë kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe presidentin amerikan Donald Trump për të thënë se rajoni ka hyrë në “një fazë të re të kërcënimit”.
Më herët Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi me një deklaratë unanime lëshimin e raketave,  duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut, e cila rrezikon të destabilizojë rajonin.

Please follow and like us: