Lea Ypi: Gjyshja ime
Gjyshja ime Leman Ypi në 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut. Cigaren e parë e tymosi kur ishte 15 vjeç. Kur u bë 20 qe e para femër në administratën shqiptare. 22, këshilltare e Kryeministrit. 28, bashkëshorte e një të burgosuri politik. 30, u dëbua. 32, nisi të punojë në kampet e punës në internim. 40, shumë prej fisit ë saj u dënuan me vdekje, u vetvranë, të tjerë që mbijetuan përfunduan në çmendina, në ekzil, ose në burg. 60, pothuajse vdiq. 87 humbi birin e vetëm. Gjyshja më mësoi se dinjiteti s’ka lidhje me paratë, favoret, titujt. Më mësoi si të jem modeste, si të bëj çfarë është e dobishme, dhe jo të pres të shpërblehem. Ajo më mësoi mua të mos mposhtem edhe kur më duket se kam humbur gjithçka. Kur e pyeta nëse ishte Zoti që e kishte ndihmuar në udhën e saj, mu përgjigj se nuk e dinte çfarë ishte Zoti, por kishte besim në ndërgjegjen e saj. Gjyshja ime ishte tepër krenare dhe gjithmonë e qetë. Ajo më mësoi gjuhën frënge. Kur më vinin miq, bënte shaka dhe na mësonte Valz. Ajo rrinte gjithmonë zgjuar kur unë isha e sëmurë, ose kur punoja deri vonë. Gatuante Kekun më të mirë në botë. E donte një Whiskey të mirë. Sa herë jam në ankth pyes veten se çfarë do bënte apo do thoshte gjyshja ime në ato rrethana. Sa herë ndjehem e lumtur, më pushton dëshira lumturinë ta ndaj me gjyshen time.
*Lea Ypi është Professor në London School of Economics and Political Science