Albspirit

Media/News/Publishing

Letra emocionuese e Lorit për Vjollca Hoxhën: Ke kaluar shumë… por ty nuk të duhet një burrë

Në një ditë të shënuar si kjo e 8 marsit, nuk mund të mungonte mesazhi i Lori Hoxhës, për nënën e saj. Nëpërmjet një letra të publikuar në revistën “Who”, Lori ka falënderuar Vjollca Hoxhën, duke i shprehur vlerësimin që ka për figurën e saj si nënë, si grua dhe si zonjë.

Lori quan atë të fortë, thotë se ka kaluar shumë dhe prapë nuk është mposhtur. Thotë se Vjollca ka rrëzuar stereotipin e gruas në Shqipëri, duke ia dalë vetë, edhe pa një mashkull.

Vajza e madhe e familjes Hoxha thotë se në të ardhmen do të bëhet si nëna e saj, çdo ditë të jetës së saj. Por nuk lë pa shprehur edhe gjithë admirimin për “dy femrat e tjera të jetës së saj”: Sara dhe Redia.

“Të bukurës, mamasë sime!

Faleminderit që je gruaja që dëshiroj të bëhem çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që më mësove çdo gjë di në jetë, e më shumë se aq. Faleminderit që më tregove si të dua pa kushte, pa pritur asgjë mbrapsht. Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë, ndaj Faleminderit që s’e le të të rrëmbejë buzëqeshjen tënde. Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë, duke na ndihmuar të ishim të forta edhe pa të. Faleminderit që më mësove se jeta nuk është ngaherë e drejtë, por unë duhet të jem!

Mbi të gjitha faleminderit që mposhte stereotipin e gruas në Shqipëri. Nuk duhet të jesh burrë që t’ia dalësh. Nuk të duhet një burrë në krah për të qenë e suksesshme, për të rritur familjen! Nuk të duhet një burrë për të udhëhequr. Faleminderit që do veten çdo ditë, duke më mësuar se familja është e shenjtë.

Dhe për dy femrat e tjera të jetës sime, nuk mund të falenderoj mamin, pa ju falenderuar juve. Është bekimi më i madh t’ju kem juve në jetën time. Sara, Faleminderit që më mban me këmbë në tokë, që më tregon ç’do të thotë të jesh e fortë dhe të kesh besim në vete. Je njësoj mama e mirë dhe e bukur sa mami jonë. Faleminderit që je shoqja ime më e mirë çdo ditë që kalon. Redia Faleminderit që je krahu im i djathtë, e di që më do po aq sa unë ty! Lidhja jonë nuk mund të ç’bëhet, e di që do të jemi gjithëherë të pandashme.

Jam kjo që jam prej jush, të trejave ju!”

1-2-600x425

Please follow and like us: