Albspirit

Media/News/Publishing

Ligj në Hungari, organizatat e financuara nga Soros të hiqen nga vendi

Qeveria hungareze po shqyrton mundësinë e kalimit në parlament të një ligji të ri për organizatat joqeveritare. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënëse i partsë Fidesz, e cila ka pushtetin në Hungari.

Janos Halasz thotë se ligji synon zbulimin e fondeve të huaja të marra nga “organizata agjenturore” që synojnë të ndikojnë në politikën hungareze. Duket se ligji ka si objektiv kryesisht grupet e përkrahur nga miliarderi amerikan i lindur në Hungari, George Soros, si Transparency International dhe Unioni Hungarez për Liritë Civile.

Një deputet i Fideszit është shprehur më parë se organizatat e sponsorizuara nga Soros duhet të fshihen nga vendi. Halasz shtoi se ligji do të miratohet me siguri nga parlamenti gjatë sesionit pranveror. Më 2014, kryeministri Viktor Orban urdhëroi masa kufizuese për grupet civilë të përkrahur pjesërisht nga Norvegjia, por investigimet dhe auditet e detajuar nuk zbuluan ndonjë parregullsi të rëndësishme.

Please follow and like us: