Albspirit

Media/News/Publishing

Paloka i përgjigjet ashpër Mustafa Nanos, ja çfarë i kujton

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me etiketimin që Mustafa Nano i bëri dy ditë, pasi e quajti “horr”.

Analisti Mustafa Nano jo vetëm që ofendoi nënkryetarin e PD-së, por dhe i bëri thirrje Bashës të bëhej pjesë e çadrës pasi ka për të thënë disa të vërteta që nuk janë thënë kurrë më parë.

“Siç e thashë, shqetësimi për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është edhe i imi, dhe ka qenë gjithnjë i imi, edhe kur Basha merrte mandatin e kryebashkiakut të Tiranës si rezultat i trukimit të zgjedhjeve me firmat e Ristanit.

Po kështu, është i imi edhe shqetësimi mbi kanabizimin e vendit, apo mbi horrat që Rama ka zgjedhur për partnerë në politikë, por Basha të mos mendojë se të vetët, Paloka, Strazimiri, Noka etj., janë më pak horra, ngaqë biografinë penale e kanë të pastër”, – tha Mustafa Nano.

Nënkryetari i PD-së, Paloka, ka vendosur ti kthejë përgjigje analistit duke i kujtuar Nanos se ai vetë është autori i kushtrimit, shkruan Panorama.

“Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”.

“Nuk ka si t’i bëjë përshtypje çështja e horrave Mustafait sepse Mustafai është autori i kushtrimit “Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”.

Pra, mund të konsiderohet si një farë “ideologu” për Ramën në këtë pikë”- shkruan Paloka.

Please follow and like us: