Presidenti i Këshillit Evropian : Situata në Ballkan është e brishtë, duhet shqyrtuar
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka vlerësuar të mërkurën se situata në Ballkanin Perëndimor është e brishtë dhe u ka bërë thirrje liderëve të BE-së që të enjten në samitin e BE-së të shqyrtojnë situatën në rajon.
Tusk në një letër dërguar kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë temë e ditës së parë të samitit të liderëve të Unionit që do të mbahet më 9 dhe 10 mars në Bruksel.
Please follow and like us: