Albspirit

Media/News/Publishing

Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe  ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!
“Për 500 euro në muaj, që duhet të paguajnë bashkë Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për ujë, rrymë elektrike, ngrohje me gaz apo dhe një pagese modeste për sekretaren e QKSH-së, e cila punon vullnetarisht prej 4 vitesh me radhë”- shkruan Muçaj.
Sipas tij, kjo qendër, me emrin e Sami Frashërit ka kushtuar rreth 1 milion euro, nga të cilat dy shtetet shqiptare nuk kanë paguar asnjë kacidhe.
“QKSH (ëëë.qksh.net) u inaugurua nga Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, por edhe u përgëzua nga autoritet e larta shtetërore Turke. Për fat të keq – asnjë fjalë nga autoritetet Shqiptare. Përkundrazi krijoi xheloz-ira meskine dhe verbëri provinciale tek ata që duhet të jenë të përgjegjshëm për krenarinë Kombëtare!”

Please follow and like us: