Ra në dashuri në Facebook, fluturoi 20 orë për takim
Rebecca Luff ka rënë në dashuri me Michael Youngun, përmes rrjetit Facebook, ndërsa ka udhëtuar për 20 orë me aeroplan për t’u takuar me të.
Adoleshentja 18-vjeçare nga Devoni i Anglisë, ka qenë e vendosur se po e pëlqen djaloshin shtatë vite më të vjetër, që jeton në Adelaide të Australisë, transmeton Telegrafi.
Përkundër 16 mijë kilometrave që i ndajnë, të rinjtë janë takuar dhe u ka pëlqyer qëndrimi së bashku pas afro një vit komunikimi në rrjetet sociale.
“Ishte vetëm një klikim që na bëri bashkë, megjithëse me dukej se kisha tërë jetën që e njoh. Të gjithë mendonin se ishte një lidhje bizare, por unë besoja në të”, ka thënë Luff lidhur me rastin.
Përkundër largësisë së madhe, ata prapë mendojnë se lidhja tyre mund të mbijetojë – edhe pse tashmë i janë kthyer komunikimit përmes internetit.
“Nuk mund të jemi së bashku, për shkak të shkollimit të saj dhe punës sime. Kemi një lidhje të fortë dhe do të bashkohemi së shpejti”, ka shpjeguar Young.
Ata duan që të kalojnë pushimet verore si dhe të vizitojnë disa vende para se të fillojnë bashkëjetesën.