Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon PD, dënon dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo.
“Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjësimin e fjalës së lirë.”, thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Gazetari Elvi Fundo ka rënë pre e dhunës nga dy persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet

Please follow and like us: