Albspirit

Media/News/Publishing

Senatori italian: Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme, në pushtet persona të lidhur me krimin

Senatori Italian Mario Mauro, ish-zëvendëspresident i Parlamentit Evropian dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Italisë, shprehet kritik me qëndrimin e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogeherini, e cila deklaroi se bojkotoi i Partisë Demokratike po pengon reformën në drejtësi dhe integrimin.
Senatori Mauro, i cili të martën e ishte në çadrën e protestës së partisë demokratike, tha se përfaqësuesit e institucioneve evropiane duhet të jenë të vëmendshëm ndaj problemeve të vendeve aspirante në BE, dhe të paanshëm në qëndrimet e tyre.
“Dua të kujtoj se ato që përfaqësojnë institucionet europiane, e kanë për detyrë të jenë të paanshëm dhe për detyre që të shohin me vëmendjen e duhur problemet e brendshme të një vendi, që populli të ndihet i respektuar. Pikërisht për këtë mendoj që nuk është opozita që po bllokon institucionet, parlamentit dhe procesin e integrimit, por është qeveria po rrezikon të bojkotojë demokracinë”, shprehet Mauro.
Senatori Italian e sheh legjitime kërkesën e opozitës, ndërsa thotë se kjo nuk krijon precedent për të ardhmen që çdo opozitë para çdo palë zgjedhje të kërkoi qeveri teknike.
“Nuk është precedent i rrezikshëm në rastin kur vendi është dukshëm në gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që kemi të bëjmë me një situate të tille, e konfirmon qëndrimi në pushtet i atyre personave që janë të lidhur me krimin. Është detyrë e shoqërisë që të zgjidhë këtë situatë dhe detyrë e institucioneve që të mos lejojnë që në zgjedhje të futen financime të dyshimta që mund të ndihmojnë njërën apo tjetrën palë”, shton senatori Mauro.
Të martën në çadrën e protestës së Partisë Demokratike, senatori italian Mario Mauro, tha se qeveria po bojkoton demokracinë, duke mbështetur kauzën e opozitës.

Please follow and like us: