SHBA me një mesazh ndaj Shkupit: Kompromis për qeverinë e re
Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Hojt Brajan Li, ka dhënë mesazhe të qarta për Shkupin, se SHBA janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit. Hojt Brajan Li ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni, të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore.
“Shpresoj sinqerisht që Presidenti maqedonas do u krijojë deputetëve mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre për këtë dhe partitë që ata përfaqësojnë, e të krijohet sa më parë ekzekutivi sepse vendit i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.