Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet dhe goditet gazetari. Elvi Fundo flet nga spitali: Kam marrë plagë të rënda

Gazetari Elvi Fundo ka rënë pre e dhunës nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e sotme në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.

Fill pas ngjarjes, gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, Fundo, drejtor i portalin Citynews.al nuk dha shumë detaje, por pohoi se: “Përfundova në spital. Kam marrë plagë të rënda, por jam mire”.

Për momentin nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, si dhe autorët e saj. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: