Vajza e Millosheviçit: Si e helmuan tim atë në Hagë, kamerat u fikën
E bija e ish-presidentit jugosllav apo – për të përdorur një konvencion – “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ka deklaruar sot se babain e saj e kanë helmuar në burgun e Hagës.
Maria Millosheviç ka dhënë një intervistë për “Kurir”-in serb ku hedh gjithë pretendimet e saj se pse mendon se babain e saj e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga ataku kardiak, siç është versioni zyrtar.
Sllobodan Millosheviç, njeri përgjegjës për qindëra mijëra viktima në Ballkan ndërroi jetë më 11 mars 2006 kur po gjykohej për genocid e krime lufte.
RREFIMI I MARIES
Media zbardh sot pjesë të intervistës që gruaja e ish-presidentit jugosllav që ndërroi jetë 64-vjeç, dha për gazetën e Beogradit.
“Në natën ndërmjet 10 dhe 11 marsit 2006, të gjitha kamerat në Sheveningen ishin të fikura dhe ky ishte një precedent. Trupi i tij u mbajt qëllimisht nga autoritetet pa ju bërë autopsia. Ai kërkoi leje për tu vizituar në Rusi, në një klinikë të specializuar, sepse ai e parandjente se do t’i ndodhte diçka. Unë besoj se ai po kurohej me një substancë që i dha atij një vdekje të ngadaltë. Ai nuk u besonte mjekëve në ‘Sheveningen’ ndaj donte të kurohej në Rusi”, i tha sot “Kurir”-it, Maria Millosheviç.