Vendimi i opozitës pas takimit me aletatët: Protesta në të gjithë vendin deri në krijimin e qeverisë teknike
Pas takimit të sotëm me aleatët, opozita shqiptare dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë marrë disa vendime të rëndësishme.
Opozita vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme në të gjithë vendin, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në deklaratë