Zaev: Do ta formoj qeverinë edhe pa mandatin e Ivanovit
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se do ta formojë qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
“Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme.
Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën “Irish Times”, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Lideri i LSDM-së, tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI, Aleancës dhe Lëvizjes BESA.
Please follow and like us: