Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori gjerman në Maqedoni: Platforma shqiptare nuk është pengesë

 

I dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ambasadori Kristian Helbah, ka zhvilluar sot disa takime me përfaqësues të partive politike në Maqedoni.

Gjatë një konference për medie, ai ka thënë se duhet sa më shpejt të formohet qeveria e re në Maqedoni. Ai është shprehur se nuk sheh asgjë shqetësuese në Platformën Shqiptare dhe se më e rëndësishme për vednin është qeveria e re.

Helbah i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që t’i hapë rrugën formimit të qeverisë së re.

“Jemi të bindur se Ivanov duhet t’i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera.

Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen”, u shpreh Helbah.

Kujtojmë se gjatë takimit të sotëm, ambasadori gjerman u takua me me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, ku kanë diskutuar për çështje me rëndësi për Maqedoninë, si rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit të MPJ-së, ata folën edhe për nevojën për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.

“Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE¬në”, tha Poposki.

Në takim u riafirmua përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit evropian.

Helbah u takua edhe me liderë të disa partive politike në Maqedoni ku kanë diskutuar për krizën politike.

Please follow and like us: