Albspirit

Media/News/Publishing

“Bllokohet” Vetingu, Totozani nuk rihap garën për kandidatët 

Proçesi i vetingut është bllokuar sërish, këtë herë tek Avokati i Popullit. Dy ditë më parë vendimi i parlamentit për vetingun hyri në fuqi dhe Igli Totozani duhet të kishte shpallur rihapjen e garës për organet që do të bëjnë vetingun, por kjo nuk ka ndodhur.

Parlamenti urdhëroi Avokatin e Popullit që të publikonte njoftimin për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të plotësojnë dokumentacionin dhe për ata që duan të aplikojnë.

Nga ana e tij institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se ende nuk ka dokumentacionin e nevojshëm për të vepruar. Në këto kushte duket e pamundur përllogaritja e maxhorancës se pas 2 javësh parlamenti do të fillonte ngritjen e organeve që do të bëjnë vetingun.

Please follow and like us: