Dekreti i Mbretërisë së Greqisë njeh Çamërinë si pjesë e Shqipërisë
rben Llalla
Në fletoren zyrtare të Mbretërisë së Greqisë e dhjetorit të vitit 1835 botohet dekreti rreth zonës se deri ku përfshihet veprimi i Konsullatës së Greqisë e vendosur në Janinë, Vlorë dhe Durrës Fletorja zyrtare është nxjerrë nga arkiva e Akademisë së Athinës.
http://psifiakaarxeia.academyofathens.gr/rec.asp?id=105337
Fletorja zyrtare e Mbretërisë së Greqisë, numër 21, botuar më 20 dhjetor 1835.
Rreth nënndarjes së Konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë, në nënkonsullata.
Vendimi i oborrit mbretëror për punët e jashtme të shtetit
Nënndarja e zonës së katërt, ku zyra konsullore e Turqisë deri tani ka qenë e papërcaktuar nga nenet nga data 30 janar deri më 11 shkurt 1835. Udhëzimet konsullore shtesë u vendosën mbi propozimin e Sekretariatit si më poshtë,
Periferitë e konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë ndarë në këto nënkonsullata:
- Të Epirit që ka qendër në Janinë. Kjo përfshin krahinat Zagorisë, Meçovës dhe Konicës dhe shtrihet në lindje deri në qytetet Grevena, Paramithi e Sul deri në Kalarite (Artë, shën, A.Ll.), në perëndim përgjatë gjithë vijës bregdetare të Çamërisë që nis nga Butrinti dhe përmban edhe Sajadhën.
- Të Shqipërisë së Poshtme që selinë kryesore e ka në Vlorë. Kjo nënkonsullatë përfshin tërë bregdetin perëndimor deri në Kavajë duke filluar nga Butrinti deri në kufijtë e saj në lindje në një pjesë të Konicës dhe nga ana tjetër në Berat përfshin gjithë plazhet përreth.
- Të Shqipërisë Veriore me qendër në Durrës. Kjo nënkonsullatë shtrihet gjatë gjithë vijës bregdetare të Kavajës dhe rrethinat e këtij qyteti deri në limitet e bregdetit Austriak (Kotorr), në kufijtë e provincës së Shkodrës nga Kavaja në perëndim, deri në lindje duke përfshirë zonën e Ohrit dhe rrethinat përkatëse.
Athinë më 19 nëntor 1835.
Në Oborrin Mbretëror nga Sekretari i Punëve të Jashtme, Jakov Rizos.