Eva Mendes rrëfen 6 sekretet për të qëndruar në formë
Aktorja Eva Mendes ka rrëfyer për revistën ‘Shape’ 6 gjërat që femrat duhet të bëjnë për të qëndruar në formë. Edhe pse nëna e dy fëmijëve nuk është shfaqur shumë nëpër media, ka treguar se gjatë kësaj kohe është kujdesur për trupin e saj.
- Duhet të bëni stërvitje të vazhdueshme.
- Duhet të gjeni gjithnjë kohë për tu stërvitur dhe për të pushuar.
- Duhet të kujdeseni për fëmijët sepse jeni në lëvizje dhe harxhoni energji.
- Duhet të qëndroni gjithmonë të hidratuar duke pirë sasinë e nevojshme të ujit në ditë.
- Duhet të hani të njëjtat gjëra cdo ditë.
- Ndonjëherë mund të lejoni veten që të hani ëmbëlsira apo ushqime të thata.
Aktorja 43-vjeçare i ndjek të gjitha këto hapa për të mbajtur trupin e saj në formë dhe të njëjtën gjë ia sugjeron të gjithë femrave që kërkojnë një trup me linja të mira.
Please follow and like us: