Fatime Fetai, gruaja që po i bën të dridhen politikanët e Shkupit
Fatime Fetai, prokurorja speciale shqiptare që po bën të dridhen gjithë njerzit e fuqishëm të Maqedonisë, kohët e fundit është kthyer në idhull të femrave falë arritjeve të mëdha në karrierën e saj. Ajo nuk lindi një grua e fortë dhe pa kompromis, por për të arritur këtu ku është sot iu desh të kaloj një sërë sfidash e peripecish. Fatime Fetai është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka lindur dhe është rritur në fshatin Negotinë të Gostivariit në një familje punëtore, shkruan Gazeta Lajm. Ajo është martuar në moshën 17 vjeçare por ky hap i saj në moshë kaq të re nuk e luhati besimin e saj se dontë arrijë t’ia dalë si në aspektin profesional edhe në atë personal.
“Periudhën e shkollës së mesme e kalova në fshatin Bogovinje në Tetovë, ku edhe u dashurova me një sykaltër. U martova në moshën 17 vjeçare, martesë e cila ende është gjallë faktike dhe legale, edhe ngjyra e syve vazhdon të jetë e njëjte”, thotë Fatime Fetai.
“Jam lindur si fëmijë i tretë si bija e Smiljanës dhe Nafiut. Në mjedisin ku unë u bëra nuse jeta ime martesore filloi me veshjen e teshave tradicionale, ose si i thonë nga ne “dimijave”. Me seriozitet e fillova jetën e amvisës. Vendosa ta drejtoj unë jetën jo jeta mua. Doja t’i tregoja vetes por edhe tjerëve se një grua edhe në atë mjedis koservativ, paramendoni në atë kohë edhe të mbash syze dielli shikohej si gabim i madh. Pra një edhe grua që vjen edhe nga ai mjedis nëse ka dëshirë të pastër para saj nuk qëndron asnjë kufi që e ndalon të arrij qëllimet e saj”, shprehet Fatime Fetai.
Ajo u regjistrua në fakultetin e drejtësisë në Shkup si studente e çrregulluat. Pasi përfundoi dy vitet e para të studimeve erdhi në jetë fëmija saj i parë. Pa hyrë në detaje Fatime Fetai tregon se sa e vështirë është t’i përballosh gjithë këto në të njëjtën kohë. Megjithëse ajo nuk dorëzohet. Pasi përfundon studimet fillon të punojë si vullnetare në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në moshën 26 vjeçare Fetai u përzgjodh të jetë pjesë e Prokurorisë Publike në Shkup. Ajo përzgjedhjen në këtë institucion e quan fat të madh pasi pikërisht nga këtu vazhdoi rrugën e saj në Prokurorinë Speciale Publike. Tani ajo është një ndër personazhet kryesore në institucionin që mbron fuqishëm drejtësinë në vend.
“Në këtë luftë hyra kur djali im i dytë ishte vetëm 4 muajsh. Këtë moment nuk e theksoj rastësisht por e përmend që të jetë një motivim për të gjitha ato femra të cilat lindjen e fëmijëve e shikojnë si pengesë për të ecur përpara në karrierë”, shton Fetai.
Fetai apelon deri tek të gjitha gratë që të mos përkulën para pengesave dhe vështirësive por t’i marrin ato thjeshtë si sfida. Ajo rrëfimin e saj e përmbyll me një mesazh shumë domethënës: Mos u mundoni të jeni më të mirë se të tjerët gjithmonë duhet të jemi versioni më i mirë i vetës sonë.