‘The Huffington Post’: Kampionia shqiptare e skive që u bë mbretëreshë e bletëve
Gazeta e njohur “The Huffington Post” ka bërë një shkrim për një vajzë shqiptare me emrin Saudita Marku, e cila për të mbështetur familjen e saj ka ngritur një biznes bletarie si dhe një bujtinë për turistët e huaj që vijnë në zonë.
Saudita Marku rrëfen hapat dhe vështirësitë e para të ngritjes së sipërmarrjes së saj.
Shkrimi i “The Huffington Post”:
“Ngrita një bujtinë turistësh për të mbështetur familjen”
Saudita Marku, një vajzë qyteti, ka shikur për mundësi të reja të ardhurash për të mbështetur familjen e saj pas martesës, kur ajo u zhvendos në fshatin rural në Shqipëri. Ajo tani drejton një bujtinë për turistët dhe gjithashtu një biznes bletarie.
“Që tetë-vjeç, kam punuar në shtëpinë e një mysafiri të familjes sime në qytetin e Pukës. Unë kam qenë një vajzë e qytetit dhe një kampione në ski. Disa vjet më parë unë rashë në dashuri, u martuva dhe shkova në fshatn e vogël në Kryezi, në veri të Shqipërisë. Jeta ime ndryshoi krejtësisht!
Tani unë kam një djalë dy vjeçar dhe jetoj me burrin tim e vjehrrën. Dita ime fillon në 6 të mëngjesit ku bëj ushqimin për ditën, bëj punët e shtëpisë dhe pastaj shkoj të punoj në fusha deri në gjashtë të mbrëmjes. Duke qenë një vajzë qyteti, nuk jam e mësuar të punoj në bujqësi dhe më është dukur e vështirë si punë. Por bujqësia ishte i vetmi burim i të ardhurave për familjen e burrit tim dhe unë kuptova se duhen gjetur mënyra të tjera për të na mbajtur.
Tre vjet më parë kam filluar bletarisë. Unë kam 40 bletët dhe e shes mjaltin e prodhuar në fshatin tim. Por ne ende kemi nevojë për më shumë të ardhura për të bërë mbyllur muajin. Duke përdorur njohuritë dhe përvojën nga puna në biznesin e familjes sime më parë, ngre dy dhoma pranë shtëpisë sime. Kohët e fundit kam marrë trajnim nga UN Women se si të formalizoj biznesin tim, të aplikoj për stimuj financiarë, dhe zhvillimin e marketingut dhe planet e biznesit. Unë jam një udhëzuese e certifikuar turistike tani dhe pronare e një bujtine.
Kemi vetëm një vit që e kemi hapur, por ne kemi patur deri më tani diku tek 15 familje që rrinë në shtëpinë tonë gjatë verës dhe disa prej tyre janë kthyer sërisht. Si rezultat, ne kemi përmirësuar të ardhurat e familjes. Unë do të doja ta zhvilloja sipërmarrjen time, marketingun dhe aftësitë e komunikimit në mënyrë që të rritet biznesi im dhe të përmirësoj pajisjet e bujtinës e të shërbimit të përgjithshëm.”
Arabia Marku, 22 vjeç, është një bletare dhe udhëzuese e certifikuar turistike, e cila drejton një bujtinë në fshatin Kryezi në Shqipërinë e veriut. Në vitin 2016, për herë të parë, më shumë se 150 gra nga pesë fshatra në Shqipëri u trajnuan nga UN Ëomen, në partneritet me organizatën, Sot për të Ardhmen si dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, se si të formalizojnë bizneset e tyre. Znj Marku ishte në mesin e tyre dhe historia e saj është e lidhur me “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” (SDG) 8, e cila promovon rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, punësim të plotë dhe produktiv e punë të ndershme për të gjithë./Përktheu Lapsi.al