Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Broka: Si përfitohen subvencionet dhe grantet nga fermerët

Në një kohë kur burimet e rritjes ekonomike po shterojnë pak nga pak, ekspertët këmbëngulin se vëmendja duhet të përqendrohet aty ku ka më shumë mundësi zhvillimi. Bujqësia është padyshim një prej tyre, por që ka nevojë të përcaktojë modelin sipas të cilit do të duhet të orientohet. Për ekspertët kjo është domosdoshmëri në kushtet kur vendi do të anëtarësohet në strukturat e europiane. Sipas tyre do të duhet ende shumë kohë për të ndryshuar ndjeshëm strukturën e fermave, qoftë edhe për të dyfishuar madhësinë e fermës. Megjithatë, kjo pjesë e bujqësisë do të duhet të mbështetet për t’u bërë konkurruese në tregjet e brendshme dhe ato rajonale.Subvencionet në bujqësi, një praktikë disavjeçare, e kanë rritur interesin e fermerit për të prodhuar, shpesh me shpresën e përfitimit. Shumë fermerë, që kanë përfituar dhe efektet e para të këtyre investimeve, janë parë në prodhim. Por subvencioni mbetet gjithnjë një pjesë e vogël e tortës së bujqësisë, në gatishmëri për t’u “sakrifikuar” sa herë është e nevojshme. Shtimi i sipërfaqeve të mbjella apo krijimi i fermave të reja blegtorale kanë rritur ndjeshëm kërkesat për fonde publike me destinacion mbështetjen financiare në bujqësi. Ekonomisti Koço Broka në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon  se sa të qarta janë sot kushtet për të përfituar subvencione në bujqësi.

Zoti Broka, në këndvështrimin tuaj si ekonomist sa të qarta janë kushtet për të përfituar subvencione për një fermer që aplikon për herë të parë? A ka vend për plotësim?

Pyetja juaj është interesante. Si ekonomist përgjigja është se ajo varet jo pak nga këndvështrimi,  kur e shikon si qytetar ekonomist, apo nga ajo që e përjeton dhe e shikon fermeri nga njëra anë dhe Ministria e Bujqësisë dhe nga ana tjetër. Në aspektin e ngushtë formal, përgjigja është se kushtet për të përftuar subvencione nga fermerët, përfshi një fermer që aplikon për herë të parë janë të qarta. Unë kam mendimin se legjislacioni shqiptar për lirinë dhe sigurimin e informacionit nga institucionet publike është i shkëlqyer. Nëse institucionet publike nuk të përgjigjen për informacionin e kërkuar, brenda një periudhe të përcaktuar kohore nga aktet ligjore e nënligjore, ka dhe sanksione. Megjithatë numri i njerzwve si në qytete, por aq më tepër në fshat, fermerët që e përdorin dhe shfrytëzojnë këtë të drejtë ligjore, përfshi dhe gazetarët është i vogël. Po në aspektin formal janë ngritur gjithë hallkat e nevojshme për të mundësuar informacionin nga institucionet publike. Shumica e tyre, për të mos thënë të gjitha kanë faqet e internetit. Në këtë rafsh po të futesh në internet dhe në faqen e AZHBR-së do të gjesh VKM NR. 91 datë 10.02.2016, udhëzimi skemat kombëtare 2016; dokumenta për aplikim mbështetje për mekanikë bujqësore; etj.

A janë sot në dijeni fermerët dhe blegtorët për faktin se përse nuk përfitojnë fonde e subvencione?

Sipas  vendimit, nr. 91, datë 10.2.2016,  “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2016”, lidhur me çështjen që ngrini ju shkruhet:- b) Mbarështimi i blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës: mbështetja në vlerën 10  lekë/litër qumësht për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 krerë lopë qumështi të matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 25 krerë dhe për jo më shumë se 2 000 litra për lopë. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit, e vërtetuar me faturë tatimore; iii) mbështetja e fermave blegtorale që mbarështojnë në mënyrë ekstensive (regjim gjysmëstallor) lopë të matrikulluara, në vlerën 5 000 lekë/krerë, por financimi të bëhet për jo më pak se 10 krerë dhe për jo më shumë se 20 (njëzet) krerë.  Në shkrimin e datës 25.01.2017  ju evidentoni se R.H. thotë:” Në fillim kisha dhe 11 krerë gjedhë dhe morëm që të përfitonim nga subvencioni i qumështit 10 lekë për litër…”, pra fermeri felt për gjedhë akti ligjor, flet për “jo më pak se 10 krerë lopë qumështi të matrikulluara .Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit, e vërtetuar me faturë tatimore. Në VKM  thuhet thjesht faturë tatimore. Në këtë rast duhet parë “Udhëzimi Skemat Kombëtare 2016”, faqe-32-33, rezulton se mbështetje  deri në vlerën 10 lekë/litër qumësht, për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 krerë lopë qumështi të matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 25 krerë, dhe por  jo më shumë se 2000 litra qumësht për lopë. Pra dhe sipas “UDHEZIMI SKEMAT KOMBËTARE 2016”,  për sa i përket faturës thuhet: Pagesa kryhet kundrejt sasive të deklaruara me autofaturë (në rastin e fermerit individual), ose me faturë tatimore (në rastin e subjektit), të deklaruara në organet tatimore; Mbështetja financiare kryhet për faturat tatimore të lëshuara dhe të dorëzuara në AZHBR jo më vonë se data 1/10/2016;” besoj se përsa i përket llojit të faturës.  Natyrisht unë nuk jam jurist, por sa me sipër, fermerit të paktën fermerit individual nuk i kërkohet faturë me TVSH. Personalisht i përmbahet idesë se aktet ligjore duhet të jenë të qarta të thjeshta që të lenë shteg për ligj e jo Maliq, ashtu siç deklaronte  juristi dhe filozofi i famshëm Monteskje 300 vjet më parë. Kur lexon akte të tilla ligjore e nënligjore, mund të kuptosh shumë lehtë zhgënjimin e fermerwe dhënë në intervistat që keni publikuar ju në Gazetën Shekulli. Kompleksiteti, evaziviteti i këtyre akteve është për mendimin tim shkaku se një pjesë e mirë e fermerve sillen dhe kanë për tu sjellë vërdallë. Të paktën mua më solli në kujtesë vargjet e Çajupit: “Fyell’i Bariut , Bariu shokë bariu,  kur gjëmon e fryn veriu, është jashta fatziu, e rreh breshëri dhe shiu…

Cilat mund të jenë disa forma konkrete të subvencionimit të fermerëve apo blegtorëve më të thjeshtëzuara?

Nëpërmjet bashkive, apo ashtu siç është mendoj se AZHBR nuk mund të anashkalohet.Transparenca per te cilën fola nuk kushton asgjë. Ate ose e bën ose se bën,. Për ne 65 vjeçarët është e thjeshtë, Mjafton një urdhër i Kryministrit për transparencën e fondeve sipas përvojës të SARED. Para 35 vjetësh në Korçë kishte ngecur njw problem dhe rrezikohej te dëmtohej njw sasi e madhe pambuku në njw ndërmarrje, Kryeministri i asaj kohe i thotë drejtoreshës, në se nuk e bën për “x” kohë, nuk je më drejtoreshë. Në fakt Drejtoresha mbeti Drejtoreshë. Natyrisht problemi u zgjidh. Kryesorja është t’i shohësh problemet si mundësi për zgjidhje.

Please follow and like us: