Krimi barbar ndaj Elvi Fundos/Çfarë na frikëson më shumë
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, iu është bashkuar reagime të shumta për dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo.
Olli shprehet se të godasësh një gazetar për shkak të detyrës është një krim i shumë rëndë.
Sipas tij, më e frikshmja është se ky veprim kryhet në mes të ditës dhe në një zonë tepër të populluar.
“Te godasesh nje gazetar per shkak te detyres eshte nje krim shume i rende. Kur krimi guxon dhe ngre doren ndaj misionit te gazetarit, si ne rastin e Elvi Fundo, imagjoni se cfare u ndodh njerezve te thjeshte. Por ajo qe eshte edhe me e frikshme eshte se kur ky veprim kryhet ne mes te dites dhe ne nje zone teper te populluar dhe me qindra deshmitare perreth, kjo i kapercen te gjitha limitet. Kjo provon se krimi e ka mposhtur shtetin dhe strukturat e tij e gjithe arrogance i ben karshillik. Zbardhja sa me pare dhe gjetja e autoreve te ketij krimi barabar, eshte minimumi i detyrës se tij”, shkruan Olli në rrjetet sociale.