Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për Haradinajn

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për një rezolutë, me anë së cilës kërkohet lirimi i pakusht i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tekstin e rezolutës e ka lexuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ndërsa shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca, tha se rezoluta është ndryshuar me ndërhyrjen e partive në pushtet, LDK dhe PDK.

78 deputetë kanë votuar ppro rezolutës, ndërsa një ka votuar kundër. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut deri në lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Please follow and like us: