Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëdhëniet Gjermani – Turqi

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha sot se vendi i tij dhe Turqia dëshirojnë që marrëdhëniet mes tyre të përmirësohen.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi me gazetarë në Berlin, pas takimit me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë, që historikisht kanë qenë të mira, janë shumë të rëndësishme në këto momente; kohët e fundit ato kenë qenë të tensionuara dhe kjo nuk është diçka e mirë”, – tha ministri gjerman.

Zyrtarët turq u zemëruan me autoritetet gjermane, pasi ata nuk lejuan të zhvilloheshin mitingjet lokale, ku ministrat turq kishin në plan të flisnin para përkrahësve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Të shtunën e kaluar zoti Erdogan tha gjatë një mitingu në Stamboll, se masa të tilla nuk ishin aspak të ndryshme nga praktikat e nazizmit të Gjermani.

Javën e kaluar, Turqia arrestoi reporterin e gazetës gjermane Di Velt.

Ministri i Jashtëm gjerman Gabriel tha se ja kishte bërë të qartë Minsitrit të Jashtëm turk Cavusoglu se krahasimet me Gjermainë naziste janë një çështje që nuk duhet prekur. Por ai tha se takimi i sotëm ishte sa miqësor dhe i hapur, aq edhe i vështirë dhe me diskutime.

Ministri turk Cavusoglu tha se qeveria e tij ishte tepër e shqetësuar nga mitingjet e anuluara dhe se Gjermania duhet të vendosë në se të dy vendet janë vërtetë mike.

Please follow and like us: