Mazhoranca i jep edhe një shans opozitës, për të hyrë në zgjedhje
Maxhoranca ka vendosur të shtyjë me një muaj afatin e komisionit për reformën zgjedhore. Sipas vendimit të parlamentit, ky komision do të funksionojë deri në 18 prill. Shtyrja e afatit duket e pavlerë përsa kohë që opozita e ka bojkotuar parlamentin e prej 20 ditësh është në protestë. Për më tepër opozita tashmë nuk kërkon amendim të ligjit zgjedhor por qeveri teknike, një tjetër faktor që zhvlerëson afatin e ri të komisionit.
Komisioni i reformës zgjedhore ka përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës e ai nuk mund të funnksionojë nëse njëra palë bojkoton. Partia Demokratike është larguar nga ky komision në muajin Janar, kur shumica rrëzoi kërkesën për aplikimin e identifikimit biometrik, votimit elektronik e numërimit elektronik në 18 qershor.