Albspirit

Media/News/Publishing

Paralajmëron Blushi/Ja në cilin muaj do shpërthejë kriza!

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, foli ashpër nga foltorja e Kuvendit, për situatën politike në vend. Ai u ndal te Vettingu dhe frika e politikanëve shqiptarë.

Sipas Blushit, Vetingu po bëhet për të burgosur politikanë dhe jo për të reformuar Shqipërinë. Blushi tha se kjo është arsyeja që Partia Demokratike po proteston dhe mazhoranca po zvarrit procesin.

Por, përtej kësaj, Blushi u ndal dhe te kriza zgjedhore, duke thënë se ajo është në fillimin e saj dhe pritet të shpërthejë në muajin shtator, sepse zgjedhjet, sipas tij, janë në kaos.

“Jemi në krizë, sepse zgjedhjet janë totalisht në kaos dhe nuk kanë besueshmëri. Njëra palë e opozitës thotë se nuk do vijë në zgjedhje, a nuk është kjo krizë? Dy reformat madhore janë bllokuar. Kjo krizë nuk mbaron këtu, por sa ka filluar. Ndryshoni rendin e gjërave, riktheni reformën në drejtësi aty ku duhet dhe garantoni zgjedhje të lira edhe pse ju nuk keni shumë në dorë sepse ashtu ashtu siç çdo krizë, kjo ju ka dalë nga duart dhe e keni të vështirë ta kontrolloni tani. Ky është vetëm fillimi, imagjinoni vendin në shtator ku reforma në drejtësi është bllokuar dhe zgjedhjet janë të kontestuara”, tha Blushi.

Please follow and like us: