Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria rrezikon gjyqin me Bankers. A u bë pengesë Manjani?

Pesë muaj pasi ka marrë vendimin për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kompaninë Bankers Petrolium pala shqiptare nuk ka mundur të hapë çështjen në këtë gjykatë.

Shkak është bërë pagesa që kërkohet të jepet për Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit prej 240 mijë dollarësh, dhe që akoma qeveria nuk ka miratuar asnjë fond.

Televizioni Klan, ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial që sekretariati i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit i ka çuar palës shqiptare, ku i nënvizon afatet dhe kushtet për të zhvilluar seancën.

Shqipëria duhet të paguajë 240 mijë dollarë deri në datën 13 mars, ose çështja nuk do të merret në shqyrtim.

Burime konfidenciale thonë se pengesë për dhënien e këtij fondi është bërë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka konsideruar pagesën për hapjen e çështjes kundër Bankers të parëndësishme.

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë në pritje të një shume që do të jepet nga kompania shtetërore Albpetrol, në mënyrë që të mos digjen afatet dhe Shqipëria të nisë betejën për të fituar 60 milion dollarë. Nëse çështja fitohet, atëherë do të vendoset një precedent për koncesionarin e naftës, për të paguar tatimin edhe në vitet e tjera pasardhëse.

Burime nga Avokatura e Shtetit e pranojnë këtë problematikë, madje thonë se kjo nuk është e vetmja, por janë shumë çështje të tjera të cilat mund të fitohen në arbitrazh, por nuk jepen fonde për të zhvilluar seanca.

Shqipëria paditi Bankers për çështjen e 60 milion dollarëve tatim – fitim për vitin 2011-të. /Tv Klan

Please follow and like us: