Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria, vendi më i korruptuar në kontinent!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka deklaruar se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon dhe në kontinent.

Kokëdhima shprehet se kryetarët e partive flasin si shërbëtorë, por janë kthyer në sundimtarë të popullit tonë.

Sipas tij, populli është zhveshur nga të drejtat e tij për të zgjedhur me votë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë.

Ja çfarë shkruan Kokëdhima:

Rrënjët e problemeve të rënda t’i kërkojmë te sistemi ynë politik
Pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon dhe në kontinent. Kryetarët e partive flasin si shërbëtorë, por në fakt janë kthyer në sundimtarë të popullit tonë. Demokracia kushtetuese është një farsë. Në vend të saj, këtu sundon partitokracia dhe ambasadorokracia. Vetëm njerëzit rreth kryetarëve dhe një grusht biznesesh të lidhura me ta janë të lumtur. Qytetarët në shumicë ndihen të palumtur e të varfër, të përbuzur e të nëpërkëmbur, të vjedhur e të zemëruar. Njerëzit më të mirë e më të zotë nuk janë në drejtim. Popullin e kanë zhveshur nga të drejtat e tij për të zgjedhur me votë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë, apo ndonjë përfaqësues tjetër.

Please follow and like us: