Albspirit

Media/News/Publishing

Zv/ambasadori i Turqisë në Zvicër kërkon azil

Mediat zvicerane raportojnë se zëvendës-ambasadori i Turqisë në Zvicër, Volkan Karagoz, ka kërkuar azil.

Sipas Tages-Anzeiger, Karagoz është në mesin e një numri diplomatesh turq që po përkojnë mbrojtje nga spastrimi i zyrtarëve, transmeton Express.

Pas tentim puçit të dështuar në korrik të vitit 2016, Turqia arrestoi dhe shkarkoi dhjetëra mijëra ndjekës të dyshuar të klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.

Shërbimi zviceran i emigrimit ka thënë se nuk mund të komentojë në raste individuale.

Megjithatë, qeveria në Bern ka thënë këtë javë se disa turq me pasaporta diplomatike kanë kërkuar azil.

Tensionet jashtë shkallëzuar mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane në javët e fundit, teksa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po tenton që t’i bindë turqit që jetojnë jashtë shtetit që ta mbështesin referendumin për rritjen e pushtetit të tij në muajin prill./Express/

Please follow and like us: