Ambasadori i Bullgarisë në NATO lëshon “bombën”: Maqedonia do ndahet, qetë ose me dhunë
Ambasadori i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev thotë se duhet t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Europian një mision parandalues dhe stabilizues. Sipas Noev, ish-ministër i mbrojtjes në Bullgari, situata politike në Maqedoni paraqitet tejet e rënduar.
Ai komenton edhe letrën e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov drejtuar Këshillit të Evropës, SHBA-ve, NATO-s dhe Turqisë, duke u shprehru se ky është një lloj sinjali dërguar për komunitetin ndërkombëtarë se në Shkup anija po fundoset.
“Është një pranim dramatik se vendi është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë prej një kohe të gjatë, po eskalon, dhe Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, ka deklaruar Noev.
Sipas tij Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar. Sipastij, tani çështja qëndron në faktin nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme.
Noev, njëherësh amabsador i Bullgarisë edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, shtoi se në Maqedoni është e rëndësishme të ketë paqe për shkak se në këtë vend jetojnë mijëra bullgarë.