Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi parashikon trazira: Skenari shqiptar më i ashpër se ai rumun dhe maqedonas

Deputeti Ben Blushi sheh se situata në vend do të përkeqësohet se tepërmi, nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Blushi, në një reagim në “Facebook” thotë se na presin 4 vjet krizë e thellë, e cila sipas tij do të jetë me e keqe së në Rumani dhe Maqedoni.

STATUSI

KRIZA SHQIPTARE NUK DIHET KU MBARON

Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga rregjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë.

Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo.

Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashikueshme. Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra.

Please follow and like us: