Albspirit

Media/News/Publishing

‘Breitbart News’ po zbulon lidhjet e Soros në Evropë dhe mbarë botën

 

Gazetarët e “Breitbart News”, një agjencie lajmesh radikale në SHBA dhe që mbështet presidentin Donald Trump, i kanë shkaktuar ‘shumë dhimbje koke’ miliaderit George Soros.

Investigimet e tyre ndaj rrjetit global të Sorosit kanë kontribuar në atmosferën negative të miliarderit përballë Europës.

Qeveria Hungareze ka marrë një sërë masash për minimizimin e influencës së Fondacioneve “Shoqëri e Hapur” të George Soros dhe ndaj organizatave të tjera jo-qeveritare, raporton “Politico” duke theksuar mbi rolin e “Breitbart News” mbi ekspozimin e “tentakulave” të Soros në të gjithë botën.

Por duket se atmosfera nuk ka qenë shumë e mirë për George Soros as në shumë vende europiane duke përfshirë edhe Rumaninë, Poloninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë filluar të marrin masa për t’u shkëputur nga ndikimi i miliarderit raporton “Politico”

Breitbart News” ka publikuar një numër të madh shkrimesh ku dokumentohet se Soros financon hapjen e kufijve në Europë dhe në mbarë botën,në mënyrë që kriza e emigrantëve të përdoret për të arritur qëllime politike.

“Breitbart News” aktualisht renditet në vendin e 29 si më e vizituara në mediat e SHBA, sipas sistemit Alexa. Ai është një uebsajt i pavarur lajmesh dhe është më e madhja mes agjencive konservatore të lajmeve në Amerikë.

Please follow and like us: