Albspirit

Media/News/Publishing

Calavera i përgjigjet Vasilit: S’ka nevojë për negociata, OMN është parashikuar në Kushtetutë

Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera i përgjigjet shqetësimit të ngritur nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, lidhur me rolin e OMN në procesin e vettingut. Sipas saj bordi i OMN-së është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

“BE vitin e kaluar, dha mbështetje për rolin e ONM. Për qëndrimin e BE u vu në dijeni qeveria shqiptare. Nuk ka nevojë të negociohet marrëveshje e re për ONM. ONM nuk ka fuqi vendim marrëse, por monitoruese. Monitorimi i jashtëm është parashikuar në Kushtetutë. Komisioni Europian nuk propozon interpretime të njëanshme”, thotë Calavera.

Please follow and like us: