Albspirit

Media/News/Publishing

Dervishi: Heqje licence për subjektet që nuk vendosin kamerat

Bizneset të cilat nuk zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për vendosjen e kamerave deri në datën 28 dhjetor të kë tij viti, do të penalizohen deri në heqjen e licencës.

Kështu u shpreh Albert Dervishi, Shef i Sektorit për Rendin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Nëse nuk do vazhdojnë të marrin masa shtesë, ligji ka parashikuar sanksione, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e gjobave dhe do variojnë sipas shkeljeve nga 5 mijë-20 mijë, 50 mijë deri në 500 mijë. Pastaj për subjektet do hiqet vërtetimi i sigurisë dhe në bazë të procedurave mund të shkohet edhe drejt heqjes së licencës. Pra, përsa kohë nuk plotësohen kushtet e sigurisë, do shkohet drejt heqjes së licencës“, tha Dervishi.

Ai deklaroi se forcimi i masave të sigurisë në ambiente publike parashikon edhe masa të tjera shtesë, përveç kamerave të sigurisë. Bar-kafetë dhe kryesisht lokalet e natës do të jenë të detyruara të kontraktojnë policinë private për pajtuar një polic për 40-50 klientë.

Gjithashtu, në këto ambiente, sikurse edhe në kazino, hyrja do të bëhet me kartën e identitetit.

“Lokalet e natës gjithashtu, ku kanë ndodhur vepra të rënda penale, kundra vajtje penale, por kanë ndodhur edhe krime të rënda, si vrasje, do kenë masa sigurie. Këto lokale duhet të vendosin kamera, të kenë lexues automatik të targave në parkim, të kontraktojnë policinë private. Duhet të kenë një polic për 40-50 persona, pra një punonjës policie. Nëse në një pub ka 50 persona brenda, atëherë duhet të ketë një punonjës privat të sigurisë.  Në këto lokale, nuk do lejohet të hyjë asnjë qytetar pa dokument identifikimi, leximi i të cilave do të bëhet me lexues optik. Ligji e parashikon qartë kur një qytetar nuk ka mjet identifikimi, i nënshtrohet procedurave verifikuese në komisariat”.

Gjithashtu, kamera dhe GPS do të vendosen edhe në shkolla si dhe mjetet e transportit të nxënësve.

Please follow and like us: