Dhuna ndaj Elvi Fundos/ Federata Europiane e Gazetarëve jep alarmin: Çështja do dërgohet në KE
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dënon ashpër sulmin e ushtruar mbi gazetarin Elvi Fundon të ndodhur më 8 mars në Tiranë.
Sipas raporteve të medias, Elvi Fundo u sulmua nga disa persona të panjohur në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet duke përfunduar në spital. Fundo tha për Balkan Insight: “Dy persona më sulmuan afër zyrës sime në 10.30 të mëngjesit, duke më shkaktuar lëndime të. Nuk besoj se është një sulm politik, por punë e kriminelëve të financuar nga klanet e korruptuar e medias lidhur me trafikun e drogës.”
Politikanët shqiptarë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, si dhe Autoriteti Audiovizual i Medias (AMA) dhe OSBE-ja, përfaqësuesja për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sulmin.
Filiali EFJ në Shqipëri, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA), shprehu solidaritetin e saj me gazetarin dhe i bëri thirrje policisë për të kryer një hetim të shpejtë dhe të plotë. Një alarm do të dorëzohet në platformën e Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve.