Albspirit

Media/News/Publishing

Doda: Zgjidhja e Çështjes Çame prioritet për të gjithë shqiptarët

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda e ka cilësuar zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë prioritet për të gjithë shqiptarët. Gjatë takimit që zhvilloi me gratë e qytetit të Vlorës, Doda u shpreh se PDIU ka  nisur dhe vijuar një sfidë sa delikate aq edhe të rëndësishme dhe kumptimplotë për të gjithë shqiptarët.

Për më shumë se 70 vite, kjo çështje delikate ka mbetur në harresë dhe sot kërkon angazhimin e të gjithëve. PDIU mbetet këtu duke nisur dhe vijuar një sfidë sa delikate aq edhe të rëndësishme dhe kumptimplotë për të gjithë shqiptarët. PDIU ka marrë në dorë dhe ka sjellë më shumë në vëmendje kërkesën për zgjidhjen e kësaj situate, që tashmë nuk është vetëm një problematikë pronash, por dinjiteti”,tha Doda.

Gjithashtu ligjvënësja e PDIU-së, është shprehur se gratë duhet të jenë një forcë e madhe në vendimarrje jo vetëm në PDIU.

Please follow and like us: